“Do rrëmbej fonde për bashkinë Kuçovë”/ Lefter Maliqi gjen ‘zgjidhjen’ drejt fitores

Shqipëria

“Do rrëmbej fonde për bashkinë Kuçovë”/ Lefter Maliqi gjen ‘zgjidhjen’ drejt fitores

Më: 9 maj 2023 Në ora: 21:23
Lefter Maliqi

Lefter Maliqi, gjatë një interviste televizive ka shpalosur programin e tij nëse do të vijë në krye të bashkisë. Së pari, Maliqi shprehet besimplotë për një fitore, duke qenë se ka dhe përvojën e duhur sipas tij për të realizuar punë të mira.

Së dyti, kandidati i koalicionit akuzon kryebashkiakun aktual, për abuzime me fondet dhe të ardhurat, në tendera të ndryshëm të firmosur së bashku me oligarkët. Ai premton, për një ndryshim përmirësues për mirëqenien e qytetarëve të Kuçovës.

Ndonëse, kryeministri Edi Rama në takimet e tij elektorale është shprehur që nuk ka për të pasur bashkëpunime me kandidatët e opozitës nëse do të zgjidhen si kryetarë, Maliqi ka bindjen që ka për t’i rrëmbyer qeverisë fonde për bashkinë e Kuçovës, duke qenë se ky vend i përket naftëtarëve, aviatorëve dhe intelektualëve.

Lefter Maliqi: Bashkia Kuçovë, në bazë të ndarjes së re territoriale, ka 8 vjet që është bashki e madhe  që përmban dhe tre ish-komuna, që së bashku kanë gjysmën e votuesve, barabartë me qytetin. Gjithsej janë 44 mijë votues. Zgjedhjet në bashkinë e madhe janë bërë para 8 vitesh, ku kandidati i PD-së ka humbur përball PS dhe LSI-së. Jam tepër optimist, sepse kur kam qenë deputet i kam  kthyer këto tre ish-komuna në të djathta edhe qytetin kësaj radhe do ta fitoj bindshëm.

Sekreti për marrjen e votave, nuk ka të bëjë me problemet që kanë pasur të tjerët, unë jam i thjeshtë, kam mbajtur premtimet, i kam dhënë provat. Pres me padurim ndryshimin e madh, sepse i them stop abuzimeve me taksat e qytetarëve, stop tenderave korruptues.

“Kuçova kantier ndërtimi”. Bashkia Kuçovë administron 7 mld e 200 mln lekë, si të ardhura dhe fond i detyrueshëm. 2 mld e gjysmë janë pagat, kurse rreth 5 mld lekë janë bërë tendera abuzive, vjedhje e hapur e kryebashkiakut me taksat e qytetarëve. Unë jam transparent. Tenderi i pastrimit është 1 mld e 400 mln lekë, që unë mund ta bëj me 300 mln lekë. 200 mln hidhen për mirëmbajtje rrugësh. 400 mln tenderi i naftës. Vjedhje me çdo gjë, madje dhe me varrezat.

Banorët e Kuçovës kanë besim tek unë dhe të zhgënjyer nga kryebashkiakët. Kur isha kryetar i komunës Olltrak, i tejkalova premtimet. Unë i kam njohjet e duhura. Kam besim që edhe nga qeveria shqiptare, pavarësisht që kryeministri është i krahut tjetër, kam një bindje totale që do t’i rrëmbej fonde për bashkinë e Kuçovës, sepse është e naftëtarëve, aviatorëve dhe intelektualëve. Muzeu historik është i shkatërruar. Do të kthehet besimi, të majtët e ndershëm janë me mua.

Punën do ta nisim që nga dita e parë, zyra e kryetarit do të jetë në katin e parë, gjendja civile do të jetë po në këtë kat dhe nuk do të ketë policë para bashkisë,  por do të ketë një recepsioniste për të respektuar popullin. Gjënë e parë që do bëj është që do mbledh Këshillin Bashkiak për të anuluar të gjithë tenderat abuziv. Do të bëhet puna e menjëhershme në çdo sektor. Një ditë do jem në qytet dhe tre ditë të tjera në fshat, ndërsa dy ditë do jem në Tiranë për të marr fonde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat