Gjykata la në burg Fredi Belerin, reagon ministria e jashtme greke: Vendim skandaloz, Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane!

Shqipëria

Gjykata la në burg Fredi Belerin, reagon ministria e jashtme greke: Vendim skandaloz, Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane!

Më: 13 maj 2023 Në ora: 15:41
Fredi Beleri

Ministria e jashtme greke ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Vlorës për lënien në burg të kandidatit të koalicionit “ Bashkë Fitojmë”  në Himarë Fredi Beleri, duke e konsideruar si akt skandaloz.

Në një deklaratë për mediat, ministria e jashtme deklaron se ky vendim do të ketë impakt negativ në marrëdhëniet  e bashkimit europian me Shqipërinë, “pasi kusht për rrugën europiane të Shqipërisë është qëndrimi konstant i shteteve që aderojnë për  anëtarësim, në rregullat europiane dhe në shtetin e së drejtës”.

Deklarata e plotë:

Vendimi i sotëm i gjykatës së Vlorës është skandaloz .

Arrestimi i kandidatit për bashkinë e Himarës dy ditë përpara zgjedhjeve, nuk tregon shtet të së drejtës. Vendimi për burgosjen e kandidatit për kryetar bashkie, sjell përmbysjen e  rregullave të barazisë në zgjedhjet lokale  në Himarë, e cila është një qendër e rëndësishme e minoritetit etnik grek në Shqipëri.

Një vendim ky që do të ketë impakt negativ në marrëdhëniet  e bashkimit europian me Shqipërinë, pasi kusht për rrugën europiane të Shqipërisë është qëndrimi konstant i shteteve që aderojnë për  anëtarësim, në rregullat europiane dhe në shtetin e së drejtës.

Vendime si i sotmi shkelin rregullat e mësipërme dhe tregojnë në realitet Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat