“Isha me një mikun tim aktor në makinë”, kryebashkiaku i Kolonjës tregon si u grushtua në mesnatë

Shqipëria

“Isha me një mikun tim aktor në makinë”, kryebashkiaku i Kolonjës tregon si u grushtua në mesnatë

Më: 14 maj 2023 Në ora: 10:50
Erion Isai

Kryebashkiaku i Kolonjës njëkohësisht kandidati i PS në garë për këtë bashki Erion Isai ka folur mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmë në aksin rrugor Korçë-Ersekë ku u grushtua nga një mbështetës i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ai e ka cilësuar si një ngjarje të turpshme që tregon sipas tij se sa e nervozuar dhe e dëshpëruar është pala kundërshtare politike. Në përgjigje të kundërshtarëve të cilët thonë se Isai po blinte vota, kryebashkiaku thotë se ishte duke pirë kafe me një mik.

“Veprime që nuk i kanë hije gjithë Shqipërisë jo vetëm Kolonjës. Më vjen keq për të gjithë incidentin e  ndodhur dhe gjeja më e keqe është se kur të dalë në google Kolonja do të përmendet kjo. Nuk dua të viktimizohem por gara ka qenë shumë qytetarë. Nervoziteti tregon panik . Ishte një ngjarje që ndodhur mes të rrugës së bllokuar me makina, personi që arrita të identifikoj është anëtar i KZAZ të “BF”-së. Unë po konsumoja një kafe e kam këtë të drejtë, isha me një mikun tim aktor në makinë dhe safi im tregoi qytetari.”- tha Isai.

Pas ngjarjes Policia ka arrestuar simpatizantin e koalicionit Berisha-Meta, Esmeraldo Kacolli, i cili goditi kandidatin e PS. Ndërsa po procedohet në gjendje të lirë Xhemal Kalo, i cili i bllokoi rrugën me makinë kryebashkiakut të PS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat