Ambasadorja amerikane, Yuri Kim thirrje autoriteteve: Zbatoni ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë

Shqipëria

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim thirrje autoriteteve: Zbatoni ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë

Më: 14 maj 2023 Në ora: 11:06
Yuri Kim

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar për zgjedhjet vendore që po zhvillohen që nga ora 07:00.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo u ka bërë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

Sakaq, ka njoftuar se zyrtarët e ambasadës po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare në vëzhgimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin.

“Shpresojmë që të gjithë qytetarët  të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është thelbësore që të gjithë të respektojnë ligjet dhe rregullat që rregullojnë zgjedhjet, si dhe normat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.  Zyrtarët e ambasadës po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare në vëzhgimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin”, thuhet ne postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat