Incidentet zgjedhore, Kaziaj: Rrumbullaku të marrë masa të menjëhershme

Shqipëria

Incidentet zgjedhore, Kaziaj: Rrumbullaku të marrë masa të menjëhershme

Më: 14 maj 2023 Në ora: 13:39
Muhamet Rrumbullaku

Përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë “Fitojmë”, Altin Kaziaj i bëri thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku të marrë masa të menjëhershme në lidhje me incidentet që po ndodhin më vend.

Kaziaj: Rrumbullaku të marrë masa të menjëhershme për të lejuar prezencën duke nxjerrë jashtë këta persona që nuk kanë lidhje me detyra zgjedhore, kjo është bërë më se e përsëritur, Tirana është ajo që kryeson.

Kanë ndodhur të tjera të cilat do t’i bëjmë publike, ky është një komunikim, mos keni frikë nga intimidimi që bëhet, nëse nuk ju përgjigjet do marrim masa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat