Emigrantët kthehen në Shqipëri për zgjedhje, 4452 hyrje në Kakavijë

Shqipëria

Emigrantët kthehen në Shqipëri për zgjedhje, 4452 hyrje në Kakavijë

Më: 14 maj 2023 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Një pjesë jo të vogël të votuesve ditën e sotme në zgjedhjet vendore, e përbëjnë edhe emigrantët që kanë ardhur nga jashtë për të votuar.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se vetëm në pikën kufitare të Kakavijës ka pasur 4452 hyrje nga jashtë dhe 1400 dalje nga vendi ynë.

Pjesëmarrja në votime nuk ka qenë shumë e lartë gjatë paradites.

Por pritet që deri në orën 19:00 të rritet numri i personave që ushtrojnë të drejtën e votës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat