“Kunatën e vrava se më ofendonte”- Dëshmia e Tefik Tashit

Shqipëria

“Kunatën e vrava se më ofendonte”- Dëshmia e Tefik Tashit

Më: 18 maj 2023 Në ora: 14:36
Foto nga vendngjarja

Para grupit hetimor Tefik Tashi ka pohuar se kunatën e tij e vrau pasi ajo kishte ditë që nuk e lejonte bashkëshorten të shkonte të jetonte me të. Kjo dyshohet se ka qenë edhe nisja e konfliktit brenda familjes.

Ndër të tjera 58-vjeçari ka deklaruar se Alma, kunata e tij e ofendonte në prani të familjarëve.

Ndërsa bashkëshortja e Tefikit, Etleva shprehet se sherri nisi pasi motra e saj nuk iu përgjigj telefonatës së Tefikut.

Etleva ishte martuar me Tefikun prej dy vitesh dhe jetonte vetëm pak metra larg nga banesa e prindërve të saj.

Krimi brenda familjes u regjistrua në fshatin Kusarth të Elbasanit mesditën e së mërkurës.

Tefik Tashi qëlloi më sëpatë kunatën e tij Alma Qevanin dhe më pas u largua në drejtim të fshatit Bradashesh.

44-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve të marra humbi jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat