“Dil nga studio”, plas keq debati mes Mërtirit dhe Nokës

Shqipëria

“Dil nga studio”, plas keq debati mes Mërtirit dhe Nokës

Më: 18 maj 2023 Në ora: 22:51
Ergys Mërtiri dhe Flamur Noka

Mes Ergys Mërtirit dhe Flamur Nokës ka patur një debat në emisionin "Të Paekspozuarit", për zgjedhjet dhe humbjen e thellë të opozitës, e cila sot pretendon se votat u blenë nga mazhornca. 

Ergys Mërtiri: Makineria e blerjes së votës funksionon prej vitesh. Por, ju nuk jeni në gjendjen që duhet të ishit normalisht. Ne mes të Tiranës nuk shitet vota. Në Dibër keni humbur 70% të votave...

E dyta, në 2021 Rama ka qenë më i interesuar për të blerë votën. Dhe në 2021 u vranë në Elbasan për të mbrojtur votë, tensioni dhe lufta ishin si kurrë më parë. Ju morët rezultat 170 mijë vota më pak se 2021 këtë rradhë.  Nuk denonconi oligarkët, sepse dikur kanë qenë tuajët. Kur populli percepton që nuk jeni të distancuar nga oligarkët, krimi dhe e kaluara korruptive… Akoma nuk keni reflektuar për 2013.

Flamur Noka: Je i vetmi shqiptar që thua që qeveria e Sali Berishës ka qenë e korruptuar.

Ergys Mërtiri: Ka qenë e korruptuar edhe ajo. Që të jeni bindës duhet ta ndëshkoni korrupsionin tuaj.

Flamur Noka: Ministër i Sali Berishës jam unë dhe Aldo Bumçi aty. Më gjej një akuzë.

Ergys Mërtiri : Keni një drejtor hipoteke, që vazhdon me ju dhe mbledh vota. Si do të fitoni ju? Nëse do ishit rinovuar, me njerëz të rinj, fytyrë të re, programe, ide, njerëzit do të besonin dhe nuk shisnin votën. Kur njerëzit nuk besojnë, thonë hajd mê mirë po marr një 50 mijë lekësh.

Flamur Noka: Dil nga studio dhe shiko njerëz që janë pa bukë në periferi. Ti e di aspektin, varfëroji që të sundosh. 400 milionë lek janë dhënë për persona me aftësi të kufizuara. I bie që 80% e Dibrës të jenë invalidë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat