Lela zbardh skemat 'mafjoze' të zgjedhjeve: Kutia e fundit e burgut ishte bosh, e porositur nga esnafët e pozitës

Shqipëria

Lela zbardh skemat 'mafjoze' të zgjedhjeve: Kutia e fundit e burgut ishte bosh, e porositur nga esnafët e pozitës

Më: 18 maj 2023 Në ora: 23:43
Alfred Lela

Alfred Lela ka deklaruar se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Rrogozhinës ka qenë fitues deri në momentin që është hapur kutia që vinte nga burgu .

Ai u shpreh se në kuti nuk kishte asnjë votë dhe se ishte një kuti e porositur nga pushteti.

Kujtojmë se në lidhje me këtë rast “BF” kontestoi sot rezultatin në KQZ.

“Ne e morëm Rrogozhinën. Vijmë sërish te burgu. Kandidati ynë në Rrogozhinë ishte fitues dhe “surpriza” ishte kutia e fundit e burgut, aty nuk ishte asnjë votë që ishte e porositur nga burgu nga zotërinjtë esnafët të pozitës”, tha ai.

Lela ka arsyetuar gjithashtu se mungesa e opozitarëve në votime, është për shkak se shumica e atyre që kanë zgjedhur të largohen nga vendi, janë popull opozitar.

“Ka pasur ikje e shpopullim të vendit. Ata që ikin mendoni që janë mbështetës të mazhorancës apo opozitës? Janë njerëz që nuk kanë akses në punë, dhe politik. Zgjedhin të ikin sepse kush ka një tender, e kush ka një punë në administratë zgjedh të rrijë. Ndaj e kemi ngritur zërin për shpopullimin. Kemi ndjerë në lëkurën tonë parandjenjën se ata që ikin na mungojnë ne. U shfaq mungesa e tyre në kutitë e votimit”, tha Lela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat