Kokalari nis Lëvizjen Konservatore: Do organizoj të djathtën dhe do ta çoj në fitore

Shqipëria

Kokalari nis Lëvizjen Konservatore: Do organizoj të djathtën dhe do ta çoj në fitore

Më: 19 maj 2023 Në ora: 00:14
Evi Kokalari

Evi Kokalari ka njoftuan nisjen e lëvizjes konservatore në Shqipëri.

Përmes një statusi në Facebook Kokalari shprehet Lëvizja Konservatore zyrtarisht do fillojë në qershor kur ajo të jetë në Shqipëri, por shton se organizatorët janë në terren tashmë.

Kokalari shprehet se qëllimi është të organizojë siç duhet të djathtën shqiptare, pa elementët e LSI, dhe të mbledhë individë që si ajo. s’kanë nevojë për një karrige

“Nëse mundem, do mbledhë shumë demokratë bashkë, dhe do t’ju jap atë që gjithmonë ju ka munguar – meritokracinë. E ndiej veten më se të zonjën të ndërtoj të djathtën shqiptare dhe ta çoj atë në fitore, dhe kjo mund të ndodhë dhe me PD-në, se di, por me të apo pa të, do të ndodhë!! PD-ja mund të rrijë aty ku është ose ti bashkohet çfarë po bëjmë ne. Ky është vendim individual i secilit nga ju.

Berisha vetë, derën hapur do e ketë për sa kohë kupton që nuk mund të na çoj në fitore, sepse mbështetjen e duhur ja dhamë, dhe e shiti Foltoren, kështu që duhet në mënyrë absolute të lërë gjeneratën e re, me frymë të re ti jap oksigjen partisë, pa LSI dhe elementët e majtë. Por, duke ditur egon e tij, e shikoj të jetë qëndrestarë deri fund, dhe do refuzojë të ndryshoj se si funksionon PD-ja, dhe në këtë rast, përgjigja më e mirë do jetë izolimi politik, që ka filluar tashmë, me braktisjen e protestave, dhe zgjedhjeve. Mos bëni asnjë gabim, Berishës po i ikën baza bashkë me militantët”, shkruan mes të tjerash Kokalari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat