Pas dorëheqjes, Alibeaj njoftoi mbledhjen e kryesisë mesditën e sotme, deputët kundër: Nuk ka kompetenca, nuk dimë asgjë

Shqipëria

Pas dorëheqjes, Alibeaj njoftoi mbledhjen e kryesisë mesditën e sotme, deputët kundër: Nuk ka kompetenca, nuk dimë asgjë

Më: 19 maj 2023 Në ora: 10:41
Enkelejd Alibeaj

Deputetët e PD-së dalin kundër kërkesës së Enkelejd Alibeaj për mbledhjen e kryesisë.

Dy ditë më parë kur dha dorëheqjen Alibeaj shtoi në fund të fjalës së tij se të premten në orën 12:00 do të mblidhte kryesinë.

Gazetari Osman Stafa duke iu referuar burimeve raportoi për “BalkanWeb” deputetë të caktuar, që janë pjesë e grupit parlamentar të PD-së deklarojnë se Alibeaj duke dhënë dorëheqjen se ka më kompetencën të thërrasë forumet e partisë, pasi nuk është më kryetar i komanduar.

Ndërsa disa deputetë të tjerë ngrenë supet dhe thonë se nuk kanë marrë asnjë njoftim për mbledhjen e sotme në mesditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat