Zgjidhja në PD: PD-në ta drejtojnë Basha, Alibeaj, Bejko dhe elita e re jashtëparlamentare

Shqipëria

Zgjidhja në PD: PD-në ta drejtojnë Basha, Alibeaj, Bejko dhe elita e re jashtëparlamentare

Nga: Skënder Kapiti Më: 19 maj 2023 Në ora: 12:31
Skënder Kapiti

Nëse ndodh që Foltorja që avokaton e mbron non gratat për korrupsion dhe që i kundervihet SHBA-ve do mbështetej nga shumë individë, atëhere kjo do ishte fatkeqësi por edhe tradhti.

Është e thjeshtë ripërtëritja e PD-së, por fatkeqësisht kjo është gjëndja dhe kualiteti e cilësia intelektuale, morale, përgjegjshmëria dhe inferioriteti politik, demokratik e intelektual i shumicës së deputetëve të Partisë Demokratike të cilët janë autorët dhe shkaktarët e gjendjes ku është sot PD-ja. Fatet dhe ringritjen e PD-së duhet ta marrin disa deputetë si Basha, Alibeaj, Bejko e ndonje tjetër dhe Elita Politike Demokratike e re jashtëparlamentare sepse deputetët e Partisë Demokratike janë shkëputur nga demokratët, nga demokracia dhe nga interesi publik.

Nuk ka më dilema te PD, atë e zgjidhën zgjedhjet vendore, Foltorja u shkri te LSI, demokratët të kthehen te PD zyrtare proshba dhe euroatlantike. Nuk ka nevojë për stërhollime, tjerrje e as për filozofi e as për filozofë shpëtimtarë.

Disa pyeje për foltoren: pse mijera demokratë nuk votuan?!

Zgjedhjet vendore në Shqipëri përfundfuan me fitoren e Partisë Socialiste pothuajse në të gjithë Shqipërinë. Opozita Foltore-LSI humbi thellë jo vetëm kandidatët për kryebashkiakë por edhe këshilltarët bashkiakë. Në Foltore-LSI e fituar doli LSI e cila mori shumë këshilltarë nga votat e demokratëve që shkuan në votime.

Pra, Foltorja humbi rëndë dyfish, humbi edhe kryebashkiakët por humbi edhe këshilltarët.”Fitorja” e vetme e Foltores është vetëm sabotimi dhe përcarja që ajo u ka bërë demokratëve dhe dëmin që ajo i ka bërë Partisë Demokratike.

Shumë, me mijra demokratët zgjodhën të mos shkonin në votime sepse: edhe nëse fitonin kryebashkiakët demokratë dhe këshilltarët , kjo nuk ishte e duhur përderisa SHBA-të dhe BE nuk njohin dhe as nuk komunikojnë me kryefoltoristin të cilin SHBA, PD-ja zyrtare dhe Britania e madhe e kishin shpallur non grata; demokratet nuk mund t’a votonin një të shpallur non grata e aq më keq edhe nën siglën e një partie majtiste të drejtuar nga një ishspiun i sigurimit të shteti.

Demokratët shqiptarë janë proamerikanë dhe properendimorë dhe nuk ishte e arësyeshme që t’ia jipnin fitoren një individi non grata i cili do ta përdorte atë si fitore personale kundër SHBA.

Mospjesmarrja në votime e demokratëve tregoi se ata u dakordësuan me vendimin e Bashës i cili me të drejtë e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD pas shpalljes së tij non grata nga SHBA dhe pas përjashtimit nga Partia Demokratike pas sulmit të dhunshëm mbi selinë e Partisë Demokreatike me 8 Janar 2022.

Të fituar në këto zgjedhje janë demokracia, proamerikanizmi dhe antikorrupsioni, demokratët si ata që votuan Partinë Demokratike institucionale ashtu edhe ata që nuk morën pjesë në votime.

Këta demokratë që votuan PD-në,ata që nuk morën pjesë në votime, ata të cilët shumë shpejt do braktisin Foltoren dhe aleancën me LSI së bashku me opozitën publike me mbështetjen dhe me perkrahjen e SHBA-ve shumë shpejt do cmontojnë dhe shëmbin sistemin e korrupsionit, regjimin antikombetar të Edi Ramës dhe do rrëzojnë Trekëndëshin e Bermudës. Koha vertetoi atë se Basha duhet të rikthehet në krye të PD-së për të vazhduar ringritjen dhe bashkimin e saj; për të bërë ndarjen nga e shkuara komuniste dhe tranzicioni; për të bërë bashkimin e demokratëve; për të bërë Vetting-un, lustracionin dhe pastrimin e PD prej bartësve të frymës antiperendimore e antiSHBA.

Është për të thënë edhe një të vërtetë tjetër , atë se mjerisht koha tregoi se shumica e deputetve të Partisë Demokratike gjatë këtyre 2 viteve të fundit nuk e justifikuan veten si meritorë e të dinjitetshëm, as të sinqertë, as të besueshëm dhe e as të guximshëm por që shumë prej tyre u ekspozuan si harabela e harabelica politike, të cilët janë deputetë vetëm për të marrë rrogën dhe për ndonjë akrobaci e përfitim tinzar të vetin e të rrethit të ngushtë familjar. Ata as nuk duan ndryshimin dhe as zgjedhje të parakohshme, dhe ditën janë në PD e natën te Foltorja.

Dhe vetëm një pakicë e vogël prej tyre qëndruan e rezistuan si duhet dhe me guxim e që siguruan mbijetësën e Partisë Demokratike euroatlantike kundër presioneve dhe kërcënimeve të atyre që drejtuan Foltoren dhe të ashtuquajturin revolucion, por që ishte një revolucion regresiv kundër SHBA-ve, kundër Bashës e Alibeajt dhe elitës se re politike të PD-së.

Po përsëri është për të thënë se mjerisht edhe për atë se pothuajse të gjtha mediat, sidomos televizionet dhe mercenarizmi mediatik ishin bashkë dhe në një linjë antiPD, antiSHBA dhe në aleancë me korrupsionin, Foltoren, LSI e Rilindjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat