Situata politike brenda PD, Klevis Balliu: Alibeaj nuk mund të jepte dorëheqjen nga një parti që nuk e kishte

Shqipëria

Situata politike brenda PD, Klevis Balliu: Alibeaj nuk mund të jepte dorëheqjen nga një parti që nuk e kishte

Më: 19 maj 2023 Në ora: 15:52
Klevis Balliu

Shefi i Organizimit të Berishës, Klevis Balliu i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për zgjedhjet lokale.

Balliu e quajti gjithë procesin si ‘gjenocid ndaj votës së lirë’.

Sakaq ai u ndal te figura e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku tha se duhet të ndjekë statutin dhe te dorëheqja e Alibeajt nga PD, ku tha se nuk ishte kurrë partia e tij.

“Manipulim i votës. Pse e them këtë? ndër vite një pushtet vjen duke rënë. Në Kamëz PD një vit më parë PD ka qenë 10 mijë vota më parë. sot del Suli 12 mijë vota. Ndërkohë duhet të kishte ndodhur e kundërta. Çfarë ndodhi në 8 muaj? Vetë rezultati është një provë e manipulimit të votës. Kjo nuk mjafton për t’u thënë pasi duhen fakte të tjera, 180 mijë qytetarë nuk gjetën emrin në listë. Mbi 1 mln iu ndryshua QV, 10 ijë u punësuan në administratë. Fondi I Ndihmës Ekonomike u shtua me 900 mln euro lekë gjatë fushatës elektorale. 850 mijë qytetarë fituan para shtesë gjatë fushatës elektorale. Këto dika duhet të bënte arrestimin e peronave përgjegjëse që është qeveria dhe anulimin e zgjedhjeve. Përpos këtyre 10 mnl euro u shpenzuan për ID elektronik. Gjatë kohës që nuk punonte pajisja e identifikimit, një pjesë e qytetarëve u larguan.

Votimi elektronik na Kamëz ka pasur një problem, operatorët shoqëronin qytetarët të votonin. Kjo nuk lejohet. Kjo u denoncua në disa nga mediat, si Top Neës, Klan Neës. Së treti, blerja e votës, në parim është e gjerë. Në rastin e Kamzës, administratori I bashkisë shkon dhe kërkon votën në këmbi të parave. Ai arrin dhe bën presion që do japë 200 euro për të dhënë kartën e ID. Kjo është e regjistruar me zë dhe figurë. Kjo gjë u çuam në SPAK dhe u kërkua të merrej masa. Ai rrinte në QV dhe shihte se kush do vinte për të votuar. Përpos këtyre kemi një angazhim të neveritshëm të administratës. Si mundet që nënkryetarja e bashkisë të rrijë me 50 çakej brenda QV? Kishim një rregull, që do telefononim policinë. Ne kemi video. Këto janë fakte konkrete të cilat janë të ditura për ne dhe qytetarët. Për ndërrimin e 1 mln qytetarëve të QV i kemi çuar në SPAK. Kamza është future në moment të fundit në sistem elektronik dhe këtë e ka future Rakip Suli. Nuk kam informacion nëse kanë nisur hetimi, por jam i sigurt që jo. Për sa i përket pajisjes elektronik, ka ardhur si kërkesë nga Suli. Këtë e ka thënë vetë Rama gjatë fushatës. Çfarë u bë me këto.

Në Shqipëri është bërë gjenocid ndaj votës dhe pluralizmit.

Açka të japë dorëheqjen dhe të bëjë përgjegjësinë. Ajo çfarë i ka ndodhur këtij vendi është një dramë e madhe. Nuk mund ta mohojë askush që një popull është I detyrohet të vdesë kur nuk votohet. Në një vend kur nuk votohet nuk mund të presësh të drejtën e pronës apo transparencë. Krim më i madh se i vjedhjes së votës është fshehja e votës. Kur nuk ka zgjedhje për asnjë parti politike, është problem i shtetit. Kur themi që bandat futen në proceset zgjedhore, çfarë do themi? Që ‘kështu janë future dhe më parë’?

Që unë të ndaloj një kriminel me pistoletë me dorë, i bie që unë të marr pistoletën dhe ta vras. Kjo kërkesë merr për bazë dhe kërkohet në konotacionin që drejtësi dhe shtet nuk ka. Si mbrohet vota nga opozita? Ju denonconi se ehte e lehtë të denoncosh me emra? Është sakrificë.

A nisi me tritol fushata? Si nuk rrezikohet jeta? Këta analistët janë gjysmë të paguar nga qeveria. A ka përgjegjësi opozita? Patjetër që po.

Nga ku jep dorëheqjen? Nga një parti që nuk e ke. E gjithë anëtarësia është në një krahë. Çfarë përgjegjësie kanë këta? Këta duhet të kërkojnë ndjesë për të që kanë shkaktuar nga qytetarëve. Këtë duhet të bëjnë dhe të largohen. Përgjegjësia është e madhe dhe nuk ka diskutim që kemi përgjegjësitë tona. Mund të jetë mbase ngritja e një platforme tjetër, mbase optimizmi ynë. Këtu nuk është çështje projektesh, por sistemi. Ne shohim sot në Bashkinë e Kamzës që nga administrate po flaken njerëzit nga puna.

Sali Berisha duhet të ndjekë statutin. I kemi kërkuar dorëheqjen Bashës. Kur shoh që njeriu që ka më shumë vota, e heq, i bie që ky s’do të vijë në pushtet. Statute përcakton që do shkosh dhe do ri konfirmohesh të partia. Figura e Berishës është arsyeja pse këto sot që unë thashë sot kanë dalë në pah. Edi Rama bëri gjithçka që ne të mos futemi në zgjedhje. Nuk ka njeri këtu që del i analistë i pavarura, këto janë efektivitet që bëjnë dhe mediat vetë. Do vije radhe edhe e këtyre. Do fshihen si Tahiri. Pse ishte e mundur që të mbanim këtë strukturë, u mbajt prej këtij njeriu. Ky është një fakt që nuk e mohon dot. Nuk është ndryshimi që është I nevojshëm në PD.

Zgjidhja e problemave në Shqipëri është kthimi te morali, që të vërtetën ta themi në sy. Njerëzit që s’kanë bërë fushatë, s’kanë të drejtë të flasin. Nuk e di nëse kanë dalë për të votuar vetë. Këta duhet të fshihen, të ikin. Bashkimi duhet të vijë në bazë të moralit.

Protestat, edhe kjo duhet… nuk duhen marrë vendime të shpejta. Por protestat në një vend që s’ka liri, demokraci, ku qytetari është skllav është e domosdoshme. Qytetarët nuk kanë pse të presin organizimit partisë. Nuk them të dalin vetë, pasi PD do jetë në krah të tyre, por duhet të bëjmë analizën se cila do jetë qasja jonë ndaj kësaj mazhorance. Këtu është sistem i kalbur. Çfarë duhet të bëjë një opozitë kur sistemi është kundër votës?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat