Vdekja e 4 rusëve në Kavajë, prokuroria pezullon hetimet

Shqipëria

Vdekja e 4 rusëve në Kavajë, prokuroria pezullon hetimet

Më: 28 maj 2023 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Prokuroria e Durrësit ka pezulluar hetimet e për vdekjen e 4 shtetasve rusë në saunën e një hoteli në zonën e Qerretit, ngjarje e ndodhur më 15 Tetor 2021.  Shkak për pezullimin e hetimeve janë bërë letërporositë që autoritetet shqiptare kanë dërguar në vendlindjen e turistëve.

Burime bëjnë me dije se nga pala ruse nuk ka ende asnjë përgjigje sa i takon të shkuarës së 4 personave që humbën jetën.

Konkretisht, të Natalia Burenkovës 58 vjeçe, Sergei Burenkovës 60 vjeç, Nikita Belousov 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Trupat e pajetë të 4 turistëve u gjetën nga stafi i hotelit ku ata ishin akomoduar së bashku me pjesën tjetër të grupit që gjithashtu kishin ardhur për të vizituar për disa ditë Shqipërinë.

Dyshimet e grupit hetimor janë se vdekja e tyre ka ardhur si pasoje e asfiksisë brenda saunës së hotelit.

Megjithatë pavarësisht disa pistave hetimore, rrethanat dhe dinamika e ngjarjes së rëndë është e mbushur ende me shumë mistere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat