Identifikohet autori i 2 plagosjeve, personazhi i rrezikshëm me nofkën “Radari”

Shqipëria

Identifikohet autori i 2 plagosjeve, personazhi i rrezikshëm me nofkën “Radari”

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Fatmir Jashari dyshohet të jetë autori i plagosjes së dyfishtë sot në Sarandë.

Pas një konflikti për motive të dobëta, autori i njohur me pseudonimin “Radari” përdori thikën për të lënduar shtetasit E. S., 54 vjeç dhe S. Ll., 62 vjeç.

Jashari është me profesion peshkatar dhe ka precedentë të mëparshëm penal.

Në vitin 2000 ai është arrestuar në Korfuz pasi drejtonte një skaf me të cilin kryente trafik droge. Ai u dënua me 2 vite burg. Në 2009-tën Jashari u kap nga policia e Gjirokastrës me 50 kilogramë marijuanë, por u lirua pas disa muajsh. Gjatë kontrollit të banesës në atë kohë iu gjetën 3 armë zjarri automatike tip kallashnikov, 2 kilogramë tritol, 680 kapsolla detonatore, ku 50 copë ishin të montuara me fije teli, 50 metra fitil ndezës, 1500 fishekë model 56 (automatiku) dhe 6 krëhëra automatiku me fishekë.

Ndërkohë në vitin 2013 Jashari u kap me 240 kilogramë marijuanë në Sorone, Bashkia Konispol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat