“Telefoni më i përshtatshëm është Nokia 1110”, gazetari i njohur zbulon sa kushton një minë me telekomandë

Shqipëria

“Telefoni më i përshtatshëm është Nokia 1110”, gazetari i njohur zbulon sa kushton një minë me telekomandë

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Gazetari Igli Çelmeta është shprehur se një minë me telekomandë kushton 3 mijë euro dhe komandohet me celular.

I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se montuesit e minave për këtë punë kanë marrë mësime në Mal të Zi.

Ai po ashtu nënvizoi se dhe furnizimi i këtyre minave vjen nga Mali i Zi.

“Një minë me telekomandë kushton 3 mijë euro, dhe komandohen në distancë me celular. Telefoni më i përshtatshëm është Nokia 1110. Minat me telekomandë lidhen me celular. Nga informacioni që kam montuesit e minave në vendin tonë mësohen në Malin e Zi. Shkojnë marrin profesionin në Mal të Zi. Dhe furnizimi vjen nga Mal i Zi dhe Kosova”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat