Shëngjin, dëmtohet makina e anëtares së këshillit bashkiak Shkodër

Shqipëria

Shëngjin, dëmtohet makina e anëtares së këshillit bashkiak Shkodër

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 09:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Makina e anëtares së këshillit bashkiak në Shkodër është dëmtuar gjatë natës, nga persona të paidentifikuar.

Sipas Klan News, ngjarja ka ndodhur në Shëngjin pranë një resorti ku makina ka qenë e parkuar.

Sikurse duket në foto, automjetit  të A.Haxhia i janë thyer xhamat . Ka qenë vetë kjo e fundit që ka bërë denoncim në polici për ngjarjen.

Policia ka nisur hetimin për ngjarjen për të zbuluar autorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat