Ja cilët janë të propozuarit për ambasadorë në Londër, Berlin, Tel Aviv dhe Ankara

Shqipëria

Ja cilët janë të propozuarit për ambasadorë në Londër, Berlin, Tel Aviv dhe Ankara

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 22:06
Ambasadore

Zbulohen emrat e propozuar për ambasador ë Londër, Berlin, Tel Aviv dhe Ankara.

Lista e emrave:

-Uran Ferizi propozohet ambasador për në Mbretërinë e Bashkuar. Ai zëvendëson ambasadorin Qirjako Qirkjon.

-Blerta Kazadej propozohet për ambasadore në Turqi, si dhe ambasadore rezidente për Azekrbaxhanin, Iranin, Kirgistranin, Pakistanin, Gjeorgjinë, Afganistanin dhe Kazikistanin. Ajo zëvendëson ambasadorin Kastriot Robo.

-Adia Sakiqi, aktualisht ambasadore në Holandë, propozohet për të zëvendësuar ambasadorin Artur Kuko në Gjermani.

-Zv. ministrja Meri Kumbe propozohet për ambasadore në Izrael.

Të propozuarit fillimisht do të paraqiten për dëgjesa në komisionin parlamentar të Punëve të Jashtme e më pas fjalën e fundit me dekret e thotë presidenti i Republikës, Bajram Begaj, sipas Top Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat