Jorida Tabaku dorëhiqet nga postet partiake, ç’ndodhi në mbledhjen e Kryesisë së PD

Shqipëria

Jorida Tabaku dorëhiqet nga postet partiake, ç’ndodhi në mbledhjen e Kryesisë së PD

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 07:41
Jorida Tabaku

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike e mbajtur ditën e martë e cila nisi rreth orës 18:00 pasdite e përfundoi pas mesnatës është shoqëruar me tensione të larta, me sharje dhe ofendime ndaj deputeteve.

Jorida Tabaku nuk pranoi të votonte dhe ka dhënë dorëheqjen nga postet partiake.

“Vendimi nuk është një hap që i shërben bashkimit të PD”,-mësohet të ketë thënë ajo pas mbledhjes, ku u caktua hapja e procesit zgjedhor dhe mbajtja e zgjedhjeve për Kryetarin e PD me datë 29 korrik 2023

Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi u larguan nga mbledhja.

Gjatë largimit nga mbledhja, deputetët janë sharë dhe ofenduar nga disa militantë që kanë qëndruar jashtë zyrës ku mbahet mbledhja.

Madje ne momentet kur deputetet po largoheshin, ka pasur një moment përplasje që për pak precipitoi ne dhune fizike ndaj deputetëve.

Gjatë tensioneve mes mbështetësve te Bashës dhe deputetëve që u larguan nga mbledhja, janë sulmuar dhe ofenduar edhe gazetarët.

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike të mbajtur me 6 qershor 2023, Kryesia vendosi hapjen e procesit zgjedhor dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetarin e PD me datë 29 korrik 2023. Vendimi u miratua me 17 vota pro, 2 vota kundër dhe 3 abstenime. Bashkëlidhur vendimi i Kryesisë së PDSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat