E dhimbshme! U nis në Itali për transplant zemre, Floriseli ndërron jetë papritur

Shqipëria

E dhimbshme! U nis në Itali për transplant zemre, Floriseli ndërron jetë papritur

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Florisel Gjata, 15 vjeç nga Korça i cili po luftonte me një sëmundje që i kishte preku organet ka ndërruar jetë.

Pak orë pas lajmit të mirë, që shqiptarët e bërë bashkë kontribuan për kurimin e Floriselit që ai të nisej në Itali për mjekim më të specializuar për transplant zemre, është mësuar lajmi i trishtë se 15-vjeçari ka vdekur.

Këtë lajm tragjik e ka bërë të ditur vetë daja i Floriselit, i cili përmes një postimi në Facebook shpreh dhimbjen për ikjen nga jeta në një moshë të re të nipit të tij Floriselit, rasti i të cilit preku shumë shqiptarë të cilët me pak para, kontribuuan për 15-vjeçarin, të cilin Zoti e mori pranë vetes.

O shpirti i dajes ty te deshti Zoti te te kishte me vete dhe te mori o engjell”, shkruan daja i Floriselit mes lotëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat