Përfitoi 540 mijë euro përmes mashtrimit/ Ish-zyrtarja e shtetit mbetet në burg

Shqipëria

Përfitoi 540 mijë euro përmes mashtrimit/ Ish-zyrtarja e shtetit mbetet në burg

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 11:26
Përfitoi 540 mijë euro përmes mashtrimit/ Ish-zyrtarja e shtetit mbetet në burg

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Milena Derajn, ish zyrtaren e shtetit e cila akuzohet se ka përfituar 540 mijë euro përmes mashtrimit.

Deraj, mori 340 mijë euro për t’u mbyllur çështjen gjyqësore të një familjeje në Shkodër që kërkonte të shpëtonte të afërmit e tyre nga dënimi i përjetshëm.

Sipas dosjes hetimore skema e mashtrimit nisi në fund të vitit 2021. Deraj u kontaktua nga një mikeshë e saj, që e prezantoi me Afërdita Ferracakun për ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 27 qershor 2021, në fshatin Pulaj, në plazhin e Velipojës.

Në 2021 pati përplasje për shezlongët midis familjes Ferracaku dhe familjes Gocaj dhe mbetën të vrarë shtetasit Kujtim Ferracaku, vëllezërit Xhovani, Edmond Gocaj dhe kamerieri i hotelit Musaein Zeneli. Për këtë ngjarje po hetohen Shyqyri dhe Abedin Ferracaku, të cilët rrezikojnë dënimin me burgim të përjetshëm.

Këto dy të fundit janë personat për të cilët Milena Deraj mori para, me qëllim që t’i nxirrte nga burgu. Kjo skemë u zbulua nga policia dhe tashmë ish-punonjësja e Kuvendit do të përballet me drejtësinë.

Deraj po ashtu ka përfituar edhe 200 mijë euro duke mashtruar shoqen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat