Maturantët testohen në matematikë/ Nxënësit thonë se provimi ishte i nivelit mesatar

Shqipëria

Maturantët testohen në matematikë/ Nxënësit thonë se provimi ishte i nivelit mesatar

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Maturantët testuan njohuritë e tyre në lëndën e matematikës, ndërsa provimi kombëtar zgjati 2 orë e 30 minuta.

Në përfundim, shumë prej tyre ngurruan të shprehen, ndërsa të tjerë e konsideruan nivelin e vështirësisë brenda pritshmërive.

“Nivel mesatar, pak më i vështirë se modeli. Po ti dije i bëje. Koha ishte e mjaftueshme.”

“Ishte nivel mesatar, ashtu sicc na kanë përgatitur.”

Por edhe këtë herë, teza u bë publike në rrjetet sociale, rreth 20 minuta pasi nxënësit kishin nisur provimin. Të pyetur mbi këtë fakt, maturantët u shprehën se nuk kishin asnjë mundësi për të kopjuar, pasi nuk kishin marrë me vete mjete komunikimi.

“Kjo lëndë nuk të le shumë mundësi për të kopjuar edhe nëse komunikon. Telefona nuk kemi..”

Pas kamerave, prindërit kërkuan mirëkuptim në korrigjimin e tezave, pasi për këtë brez maturantësh ka patur sfida në vazhdimësi sa i takon mësimnxënies.

Matura shtetërore do të përmbyllet më datë 19 qershor, kur rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin do të testohen në lëndën me zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat