Aksident fatal me një viktimë dhe dy të plagosur

Shqipëria

Aksident fatal me një viktimë dhe dy të plagosur

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Një automjet tip “BMW X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ndërroi jetë V. M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat