Iu vodhën 7 mln euro gjermanëve përmes Call Center në Tiranë, SPAK dërgon për gjykim 13 të pandehur

Shqipëria

Iu vodhën 7 mln euro gjermanëve përmes Call Center në Tiranë, SPAK dërgon për gjykim 13 të pandehur

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim një grup të struktura kriminal që mashtronte nëpërmjet Call Centrave qytetarë nga vende të ndryshme të BE-së që të investonin në bursa. SPAK ka dërguar për gjykim 13 të pandehur, konkretisht pronarin e kompanisë ‘Blu Energy’, Erjon Kasmi, i akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe për krijim të grupit të struktura kriminal, Xhulian Xhafën i akuzuar për “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Anduel Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Ermir Shehu, Eris Kurila, Evis Mahmutaj, Ilir Shkurti, Indrit Tila, Klevin Molla, Skerdi Llupi, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

SPAK ka sekuestruar disa llogari bankare mes te cilave shumën prej 588 mijë euro në emër të Kasmit si dhe 20 milionë lekë në emër të Xhulian Xhafës. Po kështu një tjetër llogari me shumën e 1.5 milionë eurove iu sekuestrua Erjon Kasamit në Kosovë. Gjithashtu janë vënë ne sekuestro edhe 9 apartamente, 3 garazhde, 2 ndërtesa dhe 5 sipërfaqe toke me rreth 6 mijë metra katror tokë.

Njoftimi i plotë i SPAK: “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.300 të vitit 2021 dhe në përfundim të hetimeve ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykim me të pandehur shtetasit e mëposhtëm: Erjon Kasmi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal. Xhulian Xhafa, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal. Anduel Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Ermir Shehu, Eris Kurila, Evis Mahmutaj, Ilir Shkurti, Indrit Tila, Klevin Molla, Skerdi Llupi, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat