Librazhd/ Asgjesohen qindra fidanë kanabis, shpallën në kërkim autorët

Shqipëria

Librazhd/ Asgjesohen qindra fidanë kanabis, shpallën në kërkim autorët

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Dy persona në Librazhd janë shpallur në kërkim për kultivim bimësh narkotike. Dy personat, 35 vjeç dhe 40 vjeç, kishin përshtatur një terren në fshatin Koshorisht për të kultivuar lënë narkotike.

Pas kontrolleve nga policia, u gjetën në një zonë të pyllëzuar 580 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa të kultivuar në kubikë gati për mbjellje në një sipërfaqje toke të hapur.

Fidanët u asgjësuan me anë të djegies dhe një sasi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe 1 automjet, i cili dyshohet se përdorej nga autorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat