Ish-prokurori Hajdari për rikthimin e Bashës: Ka reflektuar dhe po udhëheq një proces

Shqipëria

Ish-prokurori Hajdari për rikthimin e Bashës: Ka reflektuar dhe po udhëheq një proces

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 14:56
Foto nga vendi i ngjarjes

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 ma gazetaren Nisida Tufa, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka komentuar ndër të tjera rikthimin në skenën politike të Lulzim Bashës.

Hajdari tha se këtë rikthim e sheh me pozitivitet, duke shtuar se Basha vjen me një projekt të madh, i cili sipas tij do duhej të kishte ndodhur që në 2008.

Ai thotë se Basha po udhëheq një proces që beson se do t’i bashkohen shumë emra të tjerë, e nëse jo… “atëherë kanë qenë shumë hipokritë dhe kanë probleme me emrin dhe jo me personin”.

Basha ka filluar shpalosjen e një projekti të madh që synon hapjen e listave, kërkon votimin elektronik, votimin e shqiptarëve jashtë vendit, etj, dhe për mua kjo është gjëja që kam vite që e pres, që në prill të 2008. Do përshëndesja çdo politikan që do merrte përsipër një reformë për ringritjen e demokracisë, e ka marrë zoti Basha dhe i uroj të ketë sukses.

Bota demokratike funksionon me institucione dhe jo me emra. Zoti Basha ka reflektuar dhe kjo është për t’u vlerësuar sepse ka kërkuar ndjesë për ndryshimet kushtetuese. Tani po udhëheq një proces dhe besoj se shumë njerëz do t’i bashkëngjiten, e nëse jo kanë qenë shumë hipokritë dhe kanë probleme me emrin dhe jo me personin”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat