Skandali seksual i Gjicit, gazetarja zbardh prapaskenat dhe plas deklaratën e fortë: Gruaja në video ka kërcënuar dhe të tjerë, madje një ka vdekur!

Shqipëria

Skandali seksual i Gjicit, gazetarja zbardh prapaskenat dhe plas deklaratën e fortë: Gruaja në video ka kërcënuar dhe të tjerë, madje një ka vdekur!

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 13:19
Safet Gjici

Bashkia Kukës u përfshi nga një skandal të premten, pas publikimit të një videoje te xhiruar nga një kamera e fshehtë. Në pamje dukej Safet Gjici, që mbante postin e Kryetarit të Bashkisë, duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua.

Pas bërjes virale të xhirimit, Safet Gjici dha dorëheqjen, duke mbyllur edhe proflin e tij në rrjetin social Facebook.

Gazetarja Aida Topalli tha sot për "Shqipëria Live", se vajza ishte e njohur për kërcënime të tilla edhe ndaj personave të tjerë me poste publike, madje një prej personazheve që është kërcënuar nga ajo ka ndërruar jetë.

“Vajza ka kërcënuar edhe politikanë dhe personazhe të tjerë. Ka edhe video të tjera të saj me figura të njohura, madje mund të them se njëri prej tyre ka përfunduar edhe në vdekje nga kërcënimet e saj me video erotike”, tha gazetarja Aida Topalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat