Mot i kthjellët në të gjithë vendin, sa do të arrijnë temperaturat sot

Shqipëria

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, sa do të arrijnë temperaturat sot

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 07:13
Foto ilustrim

Si pasojë e masave ajrore me origjinë afrikane, territori shqiptar, paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.

Orët e pasdites sjellin kalime vranësirash të lehta në territor, disi më të dukshme në zonat Veriore dhe Verilindore. Nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të vijojë Shqipëria deri mëngjesin pas-ardhës.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat