Studentët e mjekësisë ngrihen në protestë: Jemi kundër planit të qeverisë, ja kërkesat tona

Shqipëria

Studentët e mjekësisë ngrihen në protestë: Jemi kundër planit të qeverisë, ja kërkesat tona

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 11:45
Studentët e mjekësisë në protestë

Studentët e mjekësisë janë ngritur në një protestë duke kundërshtuar planin e qeverisë që ndalon ikjen e tyre për një periudhë tre vjeçare pas përfundimit të studimeve.

Sipas studenteve plani i qeverisë parashikon që ata të mos largohen ose nëse duan të ikin të paguajnë një tarifë prej 5 mijë eurosh.

“Jemi mbledhur sot për të treguar kundërshtimin tonë në lidhje me idenë që ministria e arsimit na ka paraqitur në lidhje me planin për ikjen e mjekëve. Dua të qartësoj se kjo ide u paraqit në media si një draft. Ne jemi të bashkuar për të shprehur hapur kundërshtinë tonë ndaj kësaj ideje,

Ne jemi të vetëdijshëm për largimin e mjekeve, por detyrimi për të punuar në vend tre vite pas përfundimit të studimeve në të kundërt të paguarit e një tarife që është rreth 5 mijë euro në vit nuk është zgjidhja e duhur. Detyrimi nuk është zgjidhje”, thane studentët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat