U kapën duke transportuar 15 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona

Shqipëria

U kapën duke transportuar 15 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Dy persona janë vënë në pranga.

Pasi janë kapur duke transportuar 15 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin.

Në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, shtetasit R. R. dhe F. M. janë kapur në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, me 2 automjete, në drejtim të Tiranës, 15 emigrantë nga vendet MENA që kishin synim kalimin e paligjshëm në vendet fqinje“, njofton policia.

Policia gjithashtu ka sekuestruar 2 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët, si dhe 2 celularë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat