Sot ishte dita më e nxehtë e verës në Shqipëri

Shqipëria

Sot ishte dita më e nxehtë e verës në Shqipëri

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 22:27
Ilustrim

Dita e sotme ka qenë më e nxehta e kësaj vere deri tani në Shqipëri.

Dielli përvëlues thuajse i zbrazi rrugët e Tiranës dhe mbushi plazhet. Vlerat e termometrit shënuan deri në 9 gradë më shumë se normalja e muajit.

Temperatura të larta janë shënuar edhe nga Shkodra, Tirana, Berati si pasojë e valës së të nxehtit që ka prekur rajonin e Ballkanit, por territori shqiptar ndodhet në periferi dhe kjo bën që të kemi temperatura diku 9 gradë më shumë se normalja.

Freskimin e motit pritet ta ndiejmë gjatë fundjavës. Meteorologët parashikojnë rënie të temperaturave me 3-4 gradë celcius dhe reshje shiu në zona të caktuara

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat