Diplomohen 66 prokurorë e gjyqtarë, Olsian Çela del me kërkesën e rëndësishme

Shqipëria

Diplomohen 66 prokurorë e gjyqtarë, Olsian Çela del me kërkesën e rëndësishme

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 11:40
Olsian Çela

Paraditen e kësaj të premtje janë diplomuar 66 prokurorë dhe gjyqtarë të cilët kanë përfunduar shkollën e magjistraturës.

Gjatë ceremonisë së diplomimit, prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka uruar magjistratët e rinj.

Në këshillën e dhënë të spodiplomuarve, Çela ka nënvizuar se ata tashmë kanë në dorë fatet e njerëzve dhe ndaj duhet të veprojnë me integritet.

“Keni në dorë fatet e njerëzve, ruani integritetin profesional dhe personal”, tha Çela.

Sakaq, drejtori shkollës së magjistraturës Arben Rakipi tha: “Tashmë fillon sfida, do ndjeni trysni, ndërhyrje dhe influencë në punën tuaj, qendrojini besnik ligjit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat