Adoleshentja largohet nga shtëpia, babai kërkon ndihmën e policisë për gjetjen e saj

Shqipëria

Adoleshentja largohet nga shtëpia, babai kërkon ndihmën e policisë për gjetjen e saj

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Një 14 vjeçare nga Patosi është larguar nga banesa, duke humbur komunikimin me familjarët.

Babai i saj, ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e vajzës së tij adoleshente e cila prej datës 22 qershor nuk ka asnjë kontakt me të afërmit.

“Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi 39 vjeçar, banues në Patos, se në datë  22.06.2023 është larguar nga banesa vajza e tij 14 vjeçe dhe nuk është kthyer më.

Punohet për gjetjen e 14-vjeçares”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat