Me 11 emigrantë të paligjshëm në furgon, arrestohet 35 vjeçari, nën hetim bashkëjetuesja

Shqipëria

Me 11 emigrantë të paligjshëm në furgon, arrestohet 35 vjeçari, nën hetim bashkëjetuesja

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Një 35 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës dhe bashkëjetuesja e tij është proceduar penalisht pasi akuzohen për ndihmë ndaj shtetasve të huaj.

Në kuadër të operacionit të koduar “Road Guard 65” u kapën në flagrancë teksa transportonin 11 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt shumës 500 euro/person, arrestohet një 35-vjeçar dhe procedohet penalisht një 32-vjeçare (bashkëjetues).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5500 euro të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat