Asgjësohen 1492 bimë kanabisi në Krujë, autorët në kërkim

Shqipëria

Asgjësohen 1492 bimë kanabisi në Krujë, autorët në kërkim

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 10:17
Foto nga vendi i ngjarjes

1492 bimë narkotike janë asgjësuar ditën e sotme në Krujë.

Policia bën me dije se në këtë fazë të 21-të  megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në kufirin ndarës të territorit të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Komisariatit të Policisë Nr. 4, në fshatin Bruz Mali, Njësia Administrative Cudhi, Krujë, nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe u asgjësuan 1492 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

DVP Tiranë

Vijojnë kontrollet dhe operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet faza e 21-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe Komisariati i Policisë Krujë.

Gjate fazës së 21-të u evidentuan dhe u asgjësuan 1492 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Më parë si rezultat i fazave të mëparshme të këtij operacioni janë asgjësuar 10697 bimë narkotike kanabis.

Gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 21-të të megaopacionit, në kufirin ndarës të territorit të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Komisariatit të Policisë Nr. 4, në fshatin Bruz Mali, Njësia Administrative Cudhi, Krujë, nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe u asgjësuan 1492 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Operacioni i kontrollit të territorit vijon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat