Aksidenti në Lezhë, ndërron jetë i moshuari, një i plagosur te Trauma

Shqipëria

Aksidenti në Lezhë, ndërron jetë i moshuari, një i plagosur te Trauma

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 10:23
Pamje nga aksidenti

Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Zejmen – Tale, në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”, shtetasi G. N. 19 vjeç, banues në Kurbin, duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasi F. Ll. 53 vjeç, banues në Mirditë dhe pasagjer shtetasi N. Ll. 79 vjeç, banues në Mirditë.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasi N. Ll. si dhe ndodhet në spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore shtetasi F. Ll.

Drejtuesi tjetër shtetasi G. N. është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat