Fushata e ‘Nismës Thurje’ për ndryshimin e sistemin zgjedhor/ Mediu: Të konkretizohet. Deputeti Shehi: Partitë e mëdha s’kanë lënë vend për të tjerët në tavolinë!

Shqipëria

Fushata e ‘Nismës Thurje’ për ndryshimin e sistemin zgjedhor/ Mediu: Të konkretizohet. Deputeti Shehi: Partitë e mëdha s’kanë lënë vend për të tjerët në tavolinë!

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 11:47
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i është bashkuar fushatës së ‘Nismës Thurje’, për të ndryshuar sistemin zgjedhor.

Gjatë komunikimit të zhvilluar për mediat, Mediu shtoi se në Shqipëri nuk janë zhvilluar zgjedhje të lira dhe se kjo fushatë për të ndryshuar sistemin zgjedhor duhet të konkretizohet.

“Në Shqipëri nuk kemi zgjedhje të lira. Në këtë situatë që kemi, dy partive të iu është lënë gjithçka në dorë. Pas 2013 nuk kemi pasur mundësi të bëhen reforma. Besoj që në gjithë këtë proces që po diskutojmë sot, e rëndësishme është konkretizimi. Nisma referendare besoj se është e vlefshme dhe duhet patjetër të angazhohemi që të ketë zë më shumë. Ne patjetër që gjykimin tonë do ta ndajmë me qytetarët edhe nëpërmjet referendumit”, tha ndër të tjera Mediu.

Nga ana e tij Dashamir Shehi u shpreh se me ligjin që është sot, nuk do të ketë asnjë mundësi ndryshe për opozitën.

Dashamir Shehi: U bë kaq vite që votohet, por nëse nuk ka një ndryshim, me këtë ligj që është sot për opozita rruga është malore. A do t’i japim shans të garojnë të gjithë bashkë të gjithëve dhe atyre që janë ndryshe? Është e vërtetë që PS fitoi 7 deputetë, por edhe grupi i PD përfitoi. Këto nuk lënë më vend që në tavolinë të ulet njeri tjetër. Ne pjesa tjetër jemi të interesuar, këta nuk lënë më njeri tjetër që të merret me politikë. Opozita duhet të merret me politikë reale.

Agron Duka: Sot kemi një pushtet autokratik dhe vota e njerëzve nuk shkon aty ku orientohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat