Vrasja e dyfishtë në Shkodër, policia informacion zyrtar: Si u vranë babë e bir

Shqipëria

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, policia informacion zyrtar: Si u vranë babë e bir

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Sumë në Shkodër, ku babë e bir kanë mbetur viktima të ngjarjes.

Blutë bëjnë me dije se në rrethana që janë ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Gjokë Gurra   57 vjeç dhe djali i tij, Eduart Gurra,  31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat