“Ua dogjën shtëpinë, pastaj i vranë”, gazetari jep detaje nga vrasja e dyfishtë

Shqipëria

“Ua dogjën shtëpinë, pastaj i vranë”, gazetari jep detaje nga vrasja e dyfishtë

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Shkondërm në fshatin Bruçaj të njësisë Pult në Dukagjin. 

Dy persona babë e bir janë ekzekutuar nga persona ende të paidentifikuar.

Gazetari i Euronews Albania Teodor Gjergo tha në një lidhje direkte se mbrëmjen e djeshme dy viktimave u ishte djegur shtëpia që kishin në këtë zonë, ndërsa ditën e sotme, kur ata kishin shkuar për të parë dëmet në banesë ishin ekzekutuar.

Gazetari tha se ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje, pasi ajo ka ndodhur në një zonë të thellë dhe policisë i është tashur kohë të arrijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat