Ngjarja që tronditi Shkodrën, Qyno jep detaje të reja nga vrasja e babë e bir

Shqipëria

Ngjarja që tronditi Shkodrën, Qyno jep detaje të reja nga vrasja e babë e bir

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Detaje të reja vijnë nga ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën pasditen e kësaj të enjteje ku babë e bir, 57-vjeçari Gjokë Gurra dhe djali i tij 31-vjeçar Eduart Gurra nga fshati Bruçaj i njësisë Pult të Dukagjinit u ekzekutuan në pritë, teksa kishin shkuar për të parë banesën e tyre të djegur në fshatin Bruçaj pasi jetonin në Shkodër.

“Forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes, teksa në Shkodër janë vendosur patrulla në pikat hyrëse dhe dalëse.

Për shkak të largësisë së vendit të ngjarjes, ende grupi hetimor nuk ka shkuar në vendit të krimit.

Gurra ka qenë polic i objekteve, ndërsa deri në këto momente dyshohet se shkak është bërë kultivimi i drogës.

Zona e Pultit në Dukagjin konsiderohet si zonë e kuqe e kultivimit të drogës.

Gurra dhe djali i tij nuk kanë pasur rekorde kriminale dhe as gjakmarrje.

Deri në këto momente një person është shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e rëndë”, raporton gazetari Elton Qyno.

Ndërkaq banesa e viktimave ishte djegur vetëm një natë më parë nga persona të paidentifikuar, me sa duket në një krim të planifikuar më herë me detaje.

Ata janë qëlluar me armë zjarri dhe kanë vdekur në vend. I riu ishte baba i dy vajzave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat