Drejtues të kampit MEK kundërshtuan policinë, eksperti i sigurisë ngre alarmin

Shqipëria

Drejtues të kampit MEK kundërshtuan policinë, eksperti i sigurisë ngre alarmin

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 18:55
Fation Softa

Eksperti i Sigurisë, Fation Softa gjatë një interviste televizive foli në lidhje me incidentin e ndodhur pak ditë më parë në kampin MEK, ku mbetën të plagosur disa persona dhe humbi jetën një tjetër.

Ai thekson se presin hetimin për pajisjet kompjuterike të cilat janë sekuestruar nga policia për të parë nëse iranianët janë përfshirë në aktivitete të tjera përveç sulmit kibernetik.

Më tej ai theksoi se ka informacione që personat që janë larguar nga kampi MEK janë të përfshirë në aktivitete që janë rrezikuar sigurinë e shtetit tonë.

“Këtu kemi në hetim disa drejtues të kampit MEK, të paktën janë 6 persona që janë drejtuesit kryesor të kampit, por dhe persona të tjerë që kanë kundërshtuar policinë. Përveç kësaj presim hetimin për të parë të gjithë pajisjet kompjuterike se çfarë kanë në përmbajtje kompjuterik për të parë nëse janë të përfshirë në aktivitet tjera.

Ne kemi një aktivitet të Ambasadës së Iranit e cila u largua nga qeveria shqiptare me të drejt për shkak të përfshirjes së tyre, jo vetëm që Irani sulmoi Shqipërinë nëpërmjet sulmit kibernetik por dhe për shkak të aktivitetit që herë pas here kemi dëbuar dhe larguar nga territori shqiptar pjesëtarë të ambasadës. Ka informacione që qarkullojnë se persona që janë larguar nga kampi MEK kanë qenë të përfshirë në aktivitete të tjera që e kanë rrezikuar sigurinë shqiptare”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat