Largohet nga Shqipëria Christiane Hohmann - zbulohet arsyeja pse diplomatja evropiane do ikë para kohe

Shqipëria

Largohet nga Shqipëria Christiane Hohmann - zbulohet arsyeja pse diplomatja evropiane do ikë para kohe

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 19:28
Christiane Hohmann

Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann do të lërë misionin në Shqipëri, një vit pas marrjes së detyrës. Sipas News24 Hohmann mund të shkojë në Irak si ambasadore e Gjermanisë.

Delegacioni i BE ka sqaruar se Hohmann do të rikthehet në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 shtatori 2023 për detyrën e saj të ardhshme të lartë.

“Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann do të rikthehet në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 shtatori 2023 për detyrën e saj të ardhshme të lartë. Për pyetje të mëtejshme mbi procesin e emërimit të Ambasadorit të ri të BE-së në Shqipëri, ju lutemi kontaktoni Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian në Bruksel”, thuhet në reagim.

Para se të niste detyrën në Shqipëri, në gusht 2022, Christiane Hohmann ishte ambasadore e Gjermanisë në Estoni.

Më parë, ajo ka shërbyer si ambasadore e Berlinit në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 2016-2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat