Reforma në Kadastër/ Vasili akuza Ramës: Vodhi pronat në funksion të vetes dhe oligarkëve për 10 vite, tani bën sikur po lan duart

Shqipëria

Reforma në Kadastër/ Vasili akuza Ramës: Vodhi pronat në funksion të vetes dhe oligarkëve për 10 vite, tani bën sikur po lan duart

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 13:13
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për vjedhjen e pronave nga Kadastra.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili shkruan se Ramës nuk i mjaftoi fakti që vodhi prona për 10 vite rresht përmes Kadastrës, por tani do vjedhë edhe me dixhitalizimin.

Postimi i plotë:

Rama vodhi pronat 10 vjet rresht me kadastren, tani do vjedhin me digitalizim!

Pasi i vodhen pronat permes kadastres me ndergjegje te plote dhe me nje plan te mirepercaktuar ne funksion te vetes dhe oligarkeve tani Rama ben sikur po lan duart.

Tani Rama po thote qe duhet te japin doreheqjemn pas nje dekade te plackitjes dhe grabitjes me te madhe te pronave ne histori.

Pasi plackiten pronat ne Bregdetin e Jonit dhe nderruan 15 drejtore ne Vlore ku Rama ishte kryedeputet po bejne sot sikur po lajne hajduterine me te madhe, qe ju eshte bere pronave.

Pas 15 Drejtoreve te shkarkuar ne Vlore Edi Rama duhej te jepte doreheqjen dhe te largohej menjehere se ishin drejtore qe i emeronte qeveria e tij.

Plackitjen e pronave dhe shkatertimin e dokumentacionit nuk e beri as diktatura.

Sot banda e hajduteve permes digitalizimit, qe ka rezultuar nje dizaster i vertete po rreket te genjeje sikur problemet u zgjidhen.

Po pronat qe u grabiten, po demi i pallogaritshem ne kurriz te qytetareve, qe kane dhjete vjet qe u vidhen egersisht pronat.

Rama eshte kryesuesi i bandes se vjedhjes se pronave dhe kete nuk e luan topi.

Ndaj cdo majmuneri me digitalizime qe jane thjesht nje vjedhje e re e gjoja me e kamufluar, por edhe me e rrezikshme sepse eshte pra vazhdim i vjedhjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat