Peqin/ Dëmtohet në fabrikë punonjësja 49-vjeçare

Shqipëria

Peqin/ Dëmtohet në fabrikë punonjësja 49-vjeçare

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Një 49-vjeçare është dëmtuar gjatë procesit të punës në një fabrikë të përpunimit të plastikës në Peqin.

D. B., 49 vjeçe, është dëmtuar në pjesën e dorës dhe ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Elbasanit rreth orës 12:30.

49-vjeçarja aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat