“Territor i pastër”/ Zbulohet parcela me kanabis në Krujë, asgjësohen 203 rrënjë droge

Shqipëria

“Territor i pastër”/ Zbulohet parcela me kanabis në Krujë, asgjësohen 203 rrënjë droge

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 12:39
Krujë

Zbulohet një tjetër parcelë me kanabis në Krujë. Finalizohet faza e 23-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, ku u asgjësuan 203 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Më parë si rezultat i fazave të mëparshme të këtij operacioni janë asgjësuar 12460 bimë narkotike kanabis.

Gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 23-të të megaopacionit, në fshatin Shqezë dhe Bruz Mali, Njësia Administrative Cudhi, Krujë, nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe u asgjësuan 203 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Operacioni i kontrollit të territorit vijon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat