Braktiset një plantacion gjigant hashashi në kufirin me Shqipërinë, policia në kërkim të trafikantëve

Shqipëria

Braktiset një plantacion gjigant hashashi në kufirin me Shqipërinë, policia në kërkim të trafikantëve

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 14:03
Droge

Braktiset një plantacion gjigant hashashi në kufirin me Shqipërinë.

Plantacioni shtrihej në një sipërfaqe prej përafërsisht pesë hektarësh, midis komuniteteve Kerasochori dhe Palamba në komunën e Filiatonit.

Prita u ngrit nga oficerët e policisë së Prokurorisë së Narkotikëve në Igumenicë në një zonë kufitare malore dhe të vështirë të Thesprotisë, për kapjen e personave të panjohur që po kultivonin një plantacion të madh fidanësh kanabisi, që rezultoi e dështuar.

Plantacioni, shtrihej në një sipërfaqe midis komuniteteve Kerasochori dhe Palamba të bashkisë së Filatit pranë kufirit greko-shqiptar dhe përbëhej nga dy nivele.

Në njërën, personat e panjohur kultivonin në vazo 1600 fidanë kanabis gati për transplantim dhe në tjetrën u gjetën 285 fidanë që ishin mbjellë në tokë.

Prokuroria e Narkotikëve po kryen hetimet paraprake për zbulimin e identitetit të personave të përfshirë në kultivimin e paligjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat