Braktiset plantacioni gjigant i hashashit në kufirin me Shqipërinë, policia greke në kërkim të kultivuesve

Shqipëria

Braktiset plantacioni gjigant i hashashit në kufirin me Shqipërinë, policia greke në kërkim të kultivuesve

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 11:28
Plantacioni

Prita e ngritur nga oficerët e policisë në Igumenicë në një zonë kufitare malore të Thesprotisë, për kapjen e të personave që po kultivonin një plantacion të madh fidanësh kanabisi, rezultoi e pafrytshme .

Plantacioni, i cili rezultoi se ishte i braktisur për arsye të panjohura, shtrihej në një sipërfaqe prej rreth pesë hektarësh, midis komuniteteve Kerasochori dhe Palamba të bashkisë Filiaton pranë kufirit greko-shqiptar dhe përbëhej nga dy nivele.

Në njërën, autorët kultivonin në vazo 1600 fidanë kanabis dhe në tjetrën 285 fidanë që ishin mbjellë në tokë.

Policët që morën informacione për plantacionin e madh, i zunë pritë kultivuesve.

Megjithatë, askush nuk u shfaq ndaj bimët e hashashit u shkulën dhe u konfiskuan mëngjesin e së premtes.

Prokuroria e Narkotikëve po kryen hetimet paraprake për zbulimin e identitetit të personave të përfshirë në kultivimin e paligjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat