Presidenti Begaj mirëpret ardhjen e Bill Clinton: Vendimet që mori për Kosovën e vendosën në piedestalin e miqve të shtrenjtë

Shqipëria

Presidenti Begaj mirëpret ardhjen e Bill Clinton: Vendimet që mori për Kosovën e vendosën në piedestalin e miqve të shtrenjtë

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 16:57
Bajram Begaj

Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka reaguar për ardhjen e ish-Presidentit Bill Clinton në Shqipëri. 

Me anë të një postimi në Facebook, Begaj shkruan se shqiptarët janë përjetë mirënjohës për çdo gjë që Clinton ka bërë për popullin tonë veçanërisht për Kosovën.

Ai shprehet se vendimet që Clinton ka marrë për të ardhmen e Kosovës, e kanë vendosur atë në piedestalin e miqve më të shtrenjtë.

“Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton! Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën. Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë.
Ju faleminderit nga zemra!”–
shkruan Begaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat