Tentoi të vriste me thikë kunatin, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

Shqipëria

Tentoi të vriste me thikë kunatin, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 13:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar të vriste me thikë një shtetas tjetër, në lagjen “10 Korriku”, kanë organizuar punën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit,  si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale policore, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar ta vrasë, duke e goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Sh., 65 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

-Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë edhe shtetasi G. K., 38 vjeç, banues në fshatin Shushicë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, kunatin e tij, shtetasin R. D., 29 vjeç, banues në Vlorë, si dhe i ka dëmtuar automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat