Aksident i trefishtë në hyrje të Pogradecit

Shqipëria

Aksident i trefishtë në hyrje të Pogradecit

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

3 makina u përfshinë në një aksident pasditen e kësaj të shtune në Pogradec. Gazetarja Daniela Zisi raporton se ngjarja ndodhi tek zona e tuneleve panoramikë.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin e trefishtë u bë humbja e kontrollit mbi automjetin nga njëri prej shoferëve, duke u përplasur me dy mjete të tjera.

Nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat